Zvicër: Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune

Këtë vit, industria e orëve ka punësuar dukshëm më pak njerëz se vitin e kaluar – në fakt, më shumë se 830 më pak
Industria zvicerane e orëve po tkurret ndjeshëm dhe ka zvogëluar fuqinë punëtore, sipas Shoqatës së Punëdhënësve të Orëve dhe Mikroteknologjisë Zvicerane.
Këtë vit, industria e orëve ka punësuar dukshëm më pak njerëz se vitin e kaluar – në fakt, më shumë se 830 më pak, transmeton albinfo.ch. Kjo përfaqëson një rënie prej një për qind në afërsisht 64,800 punonjës, shkruan srf.ch.
Shoqata e punëdhënësve të degës ne fjalë raporton se qendrat e prodhimit të orëve në kantonet Vaud, Neuchâtel, Jura dhe Bernë janë veçanërisht të prekura nga kriza dhe nga ulja e numrit të vendeve të punës
Shoqata deklaron më tej se rënia e industrisë së Orëve dhe Mikroteknologjisë në Zvicër po ndodhë për shkak të mjedisit sfidues ekonomik global.






