Sipas shkencës Dua Lipa është një ndër grate më seksi

Ata thonë se bukuria është në sy të shikuesit, por shkenca ka dalë në përfundimin se gratë më seksi kanë flokë të errët kafenj, tatuazhe dhe nuk janë të lira.
Për të analizuar se çfarë e bën një grua tërheqëse në 2025, një ekip studiuesish analizoi listat “Hot 100” të përgatitura nga revista për meshkuj Maxim, duke mbuluar dekadën e fundit që nga viti 2016. Ata kategorizuan karakteristikat si mosha, lartësia, tiparet e trupit, fytyrës dhe ngjyra e flokëve.
Rezultatet zbuluan profilin tipik të gruas më tërheqëse sot: sy të errët, flokë të gjatë kafenj, dhe lartësi mesatare deri në të lartë, rreth 1.72 m (5 ft 6).
Studimi gjithashtu sugjeron se gratë që janë në një lidhje ose të martuara perceptohen si më të dëshirueshme, po ashtu si ato me tatuazhe. Shumë figura të njohura, përfshirë Dua Lipën dhe Hailey Bieber, përshtaten me këtë profil me një përputhje prej rreth 90%.
“Ajo që bie në sy në bisedën për bukurinë në 2025 është se tiparet klasike të errëta, flokët e pasur kafenj, sytë e thellë dhe siluetat e dukshme po përcaktojnë gjithnjë e më shumë preferencat publike,” tha Aleksandra Dimitrova, analiste e të dhënave dhe autore në PlayersTime.
“Celebrity-t që përcaktojnë trendet po nxisin këtë ndryshim, duke kombinuar këto tipare me ndikimin kulturor, karizëm dhe stil të natyrshëm që i bën ata figura aspirative.”
Nga gratë që shfaqeshin në listat “Hot 100”, 68% ishin të holla, ndërsa 14% atletike. Një e treta kishte trup me formë orës, ndërsa 44% kishin bërë ndonjë ndërhyrje plastike tek trupi ose fytyra. Rreth 64% kishin tatuazhe, shumica me flokë të gjatë ose mesatarë, 44% me fytyrë në formë zemre, ndërsa flokët dhe sytë kafenj ishin më të zakonshmet.
Nëntë në dhjetë gra ishin në një lidhje, të fejuara ose të martuara, ndërsa vetëm 12% ishin beqare. Për më tepër, shenjë e yjeve më popullore rezultoi Dashi i Peshores, për ata të lindur midis 23 shtatorit dhe 22 tetorit.
Të tjera celebrity që përputhen me profilin “ideal” përfshijnë Shay Mitchell, që u bë e famshme nga seria Pretty Little Liars, dhe Emily Ratajkowski, e cila debutoi në këtë vit në Victoria’s Secret Fashion Show. Të dyja përputhen rreth 80% me tiparet ideale, duke lënë mbrapa vetëm mosha dhe shenja e zodiakut.
Aktoret amerikane Olivia Culpo dhe Zendaya përputhen rreth 70%, ndërsa modele si Kendall Jenner dhe Lily Collins arrijnë 50% të profilit, për shkak të dallimeve në lartësi, moshë, formën e fytyrës dhe shenjën e zodiakut, por kompensojnë me tipare të errëta tërheqëse dhe siluetë të hollë.
Studimi tregon gjithashtu se perceptimi i bukurisë ka evoluar gjatë dekadës së fundit. Në 2016, Maxim përfshinte Margot Robbie dhe Irina Shayk, në 2017 Emma Watson, në 2019 Sophie Turner, ndërsa 2023 solli yje si Beyoncé dhe Taylor Swift, 2024 Miley Cyrus, dhe këtë vit Ashley Graham.
“Për vite me radhë, zgjedhjet e Maxim kanë formuar një konstelacion të larmishëm celebrity-sh, secila me tërheqjen e saj të veçantë,” shkruan PlayersTime. “Ikona si Jennifer Lopez dhe Beyoncé kanë vendosur standardin për bukurinë e zakonshme përmes stilit, prezencës dhe formave të tyre. Së bashku me talentet e reja dhe atletët si Alicia Schmidt dhe Coco Gauff, si dhe aktoret si Jenna Ortega, këto profile reflektojnë një ndryshim kulturor që vazhdon të përcaktojë standardet e bukurisë.”
Shkencëtarët zbuluan edhe një efekt të papritur të të qenit shumë tërheqës: njerëzit mund t’i shohin individët jashtëzakonisht të bukur si më pak të afërt, veçanërisht gratë.






