Shkrumbohet një veturë në Prishtinë

Një veturë është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.
Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana tha për Klankosova.tv se zjarri është lokalizuar dhe nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën Jakov Xoxa në Prishtinë, ku është djegur një veturë”.
“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët janë marrë me rastin. Zjarri është lokalizuar, nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, thuhet në konfirmim.






