‘Mos rreni se jeni bo bajat’, Syla direkt: Si heq SHBA e BE masat për hatrin e Osmanin e Kurtit
Gazetari e komentatori politik, Valon A. Syla, pretendimet e atyre që konsiderojnë se për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës nga BE merita ka Kurti dhe Osmani janë mjaft absurde për të pasi që ishin ata shkaktarët pse u vendosën së pari, transmeton Gazeta Metro.
Syla shkruan të enjten se s’është e logjikshme të konsiderohet se BE nis heqjen e masave si rezultat i veprimtarisë së pushtetit që i solli ato masa ndëshkuese fillimisht.
“Ata që po mendojnë se Washingtoni dhe Brukseli i hjekin masat për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, tregon që sjanë fort nê rrjedha se për ata, as nuk ishin vënu mas pari denimet, se që 3 vjet i kishin hjekë me u vet sa ishin në Qeveri, se lemo me u hjek tash hatri i tyne.”
Syla shkruan se konstruktiviteti që nuk e gjetën bashkësia ndërkombëtare për sa vite në qeverinë Kurti 2 është te Bedri Hamza që edhe e ka shprehur këtë dhe vepruar.
“Kjo eshte letra e Bedri Hamzës që i kërkon BE’së dhe aleatëve me ja hjek sanksionet Kosovës…. me 7 dhjetor 2025…Ja letra më poshtë dhe kjo tregon se ku fillon lobi dhe garanca, kur e kushte kërkuar Bedri Hamza dhe PDK. Mos rreni se jeni bo bajat.”



