Mirlindi dhe Vesa bëhen prindër, emri i veçantë i bebit

Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Mirlind Daku, dhe partnerja e tij, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”, Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër për herë të parë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë sulmuesi përmes një postimi emocionues në profilin e tij në Facebook. Ai ka ndarë një foto të vogëlushes, ku krah saj shihet një arush pelushi me emrin e veçantë që çifti ka zgjedhur për vajzën e tyre: Miresa.

“Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!” – ka shkruar Daku në postimin e tij, duke etiketuar edhe Vesën.

Një kapitull i ri për çiftin

Ky lajm vjen si një surprizë e bukur për fansat e dyshes, të cilët kanë ndjekur me interes rrugëtimin e tyre. Ndërsa Daku po shijon sukseset në fushën e blertë me ekipin kombëtar, ky padyshim është “goli” më i rëndësishëm i jetës së tij.

Nga ana tjetër, Vesa Vllasaliu, e cila u bë mjaft e njohur për publikun gjatë qëndrimit në BBVK, nis tashmë rrugëtimin më të bukur, atë të mëmësisë.

Urime prindërve të rinj dhe jetë të gjatë vogëlushes Miresa!

Screenshot

Related Articles

Back to top button