Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i vdekur 29-vjeçari shqiptar në Gjermani

23 vjeçari Valentin Vokaj, i cili jetonte në Bremen të Gjermanisë raportohet se është gjetur i vdekur, pas rreth një muaj kërkimesh.
Sipas JOQ, vdekjen e të riut shqiptar e kanë konfirmuar familjarët.
Deri më tani nuk dihen detajet rreth kësaj ngjarje tragjike.
Autoritetet gjermane tashmë kanë nisur hetimet lidhur me rastin.
Valentin Volaj ishte raportuar i zhdukur nga familjarët më 9 nëntor, pasi kishte dalë nga banesa ku jetonte në Bremen rreth orës 4 të mëngjesit dhe nuk ishte kthyer më.
Në momentin e zhdukjes, familjarët kishin bërë të ditur se ai kishte lënë në banesë sendet personale, celularin dhe paratë, si dhe një letër lamtumire për familjen.
Sipas tyre, i riu po kalonte një periudhë të vështirë emocionale dhe përballej me stres dhe gjendje të rënduar psikologjike.
Pasi u raportua zhdukja, rasti u paraqit edhe në policinë gjermane, u kërkua po ashtu edhe ndihma e Ambasadës Shqiptare, ndërkohë që kërkimet u përqendruan edhe në zonën Sodenmattsee, ku për fat të keq u gjet trupi i tij i pajetë.



