Interi i pari pasi fiton te Genoa

Interi ka shënuar fitore minimale ndaj Genoas por që e çon në pozitën e parë në tabelë, në Serie A.
Yan Bisseck dhe Lautaro Martinez shënuan për Zikaltrit në minutat 6’ dhe 38’.
Genoa u mundua të kthehej në lojë por krejt cfarë arriti ishte një gol i Vitinhas në minutën e 68-të.
Me këtë fitore Interi numëron 33 pikë në vendin e parë, një më shumë se Milani e dy më shumë se kampion në fuqi, Napoli.






