Incident i tmerrshëm në Itali: Lojtari i futsallit sulmon gjyqtarin, ai humbet ndjenjat

Një tjetër rast tronditës dhune ndaj një gjyqtari ka ndodhur në Itali, këtë herë në provincën e Udines gjatë një ndeshjeje futsall të Serie C.

Sipas Sky Sport, incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së raundit të gjashtë midis Calcetto Clark Udine dhe Manzano C5, të zhvilluar në Chiusaforte (Udine).

E gjitha filloi kur lojtari i Clark, Grance Shimba Olamba, mori fillimisht një karton të verdhë dhe më pas u përjashtua, transmeton Klankosova.tv 

I tërbuar nga vendimi, lojtari filloi ta fyente dhe kërcënonte gjyqtarin, duke detyruar ndeshjen të ndërpritej për disa minuta. Më pas ai u largua nga fusha, por gjatë pushimit midis pjesës së parë dhe të dytë, ai priti gjyqtarin Stefano Tomazettiga pranë dhomave të zhveshjes dhe e goditi me grusht në fytyrë, duke e lënë pa ndjenja. Sulmi ndodhi pavarësisht përpjekjeve të shokëve të ekipit për ta ndaluar.

Pas goditjes, gjyqtari ra përtokë dhe goditi kokën. Atij iu dha ndihma e parë në vendngjarje dhe më pas u dërgua në spital për ekzaminim. Sipas mjekëve, gjyqtari pritet të shërohet brenda disa ditësh.

Ndeshja u ndërpre dhe dy ndeshje të mëvonshme të planifikuara për atë ditë u anuluan.

Sulmuesi u përpoq të arratisej pas incidentit, duke ikur në fushat pranë kompleksit sportiv. Presidenti i Calcetto Clark Udine, Giancarlo Tirindelli, njoftoi se lojtari është përjashtuar menjëherë nga skuadra. Veprimet e tij do të shqyrtohen nga autoritetet sportive dhe është e mundur të ngrihen edhe procedura penale.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button