I akuzuari për vrasjen në Dumnicë thotë se viktima u vra nga 5-6 persona: Jam i akuzuar si rezultat i inatit të fëmijëve të të ndjerit

I akuzuari për vrasjen e S.S., Besnik Salihu ka dhënë mbrojtjen para Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke deklaruar se personalisht mendon se akuzohet në këtë rast si rezultat i inatit të fëmijëve të të ndjerit S.S., që i akuzuari i ka treguar gjithë fshatit se familja e tani të ndjerit merren me biznese ilegale. Sipas tij, kanë qenë diku 5 ose 6 persona që kanë marrë pjesë në vrasjen e viktimës.
Në këtë rast, Besnik Salihu akuzohet për vrasjen e S.S., në mars të 2023-ës në Dumnicë të Podujevës dhe për armëmbajtje pa leje, ndërsa Ilaz Salihu akuzohet për ndihmë në kryerjen e vrasjes, raporton “Betimi për Drejësi”.






