Grenell pasi Rama vizitoi Thaçin: Padrejtësia vazhdon, Jack Smith është një turp

Richard Grenell, ka reaguar lidhur me vizitën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, në Hagë.

I dërguari i posaçëm i Presidentit të ShBA-së Donald Trump, për misione speciale, ka shkruar në X Rama ka të drejtë dhe se ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi po i bëhet një padrejtësi.

Sipas tij, ish-kryeprokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë, është një turp, duke shtuar se se Rama ka të drejtë, transmeton Klankosova.tv.

“Aleati i NATO-s dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e hedh poshtë çështjen ligjore Jack Smith kundër ish-Presidentit Thaçi në Hagë – dhe i turpëron evropianët që lejojnë që padrejtësia të vazhdojë. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkroi ai.

Shefi i qeverisë shqiptare, ka udhëtuar të enjten drejt Hagës, ku takoi ish-presidentin Hashim Thaçi i cili po vazhdon të mbahet në Hagë nga Gjykata Speciale.

Edi Rama, pas kësaj vizite deklaroi se “komandantin” e gjeti në formë, të qetë e të buzëqeshur si çdo i pafajshëm me karakter të hekurt.

Related Articles

Back to top button