Goli i Santiago Montiel shpallet më i miri i vitit 2025 nga FIFA

Një goditje roveshatë nga jashtë zone që e dërgon topin në portë është goli më i bukur i vitit 2025.
Është vërtet e vështirë të imagjinohet se si Santiago Montiel arriti të shënonte një gol me këto karakteristika.
Ai e kontrollon topin jashtë zone dhe shpik një roveshatë nga kufiri i zonës, e cila përfundon në portë – thjesht mbresëlënëse.
Montiel triumfon dhe fiton çmimin “Puskas” për golin më të mirë të vitit në ceremoninë “FIFA The Best”.
Pa asnjë dyshim, një nga golat më të bukur të parë në historinë e fundit të këtij çmimi.






