Gjykata jep vendimin përfundimtar: Autori i incidentit me tifozët e Liverpoolit dënohet me 21 vjet burg

Paul Doyle, i cili i përplasi me makinë me tifozët e Liverpoolit, është dënuar me 21.6 muaj burgim. 

Policia e Merseyside deklaron se Paul Doyle, përgjegjës për sulmin me automjet ndaj tifozëve të Liverpoolit gjatë paradës së fitores së klubit, është dënuar me 21 vjet e 6 muaj burg. Vendimi u dha në Gjykatën e Kurorës së Liverpoolit.

Për të përmbledhur, incidenti ndodhi më 26 maj, kur mijëra njerëz dolën në rrugët e qytetit për të festuar titullin e Liverpulit. Ajo që pritej të ishte një ditë gëzimi u shndërrua në një tragjedi, pasi Doyle përplasi makinën e tij drejt një turme tifozësh, duke plagosur më shumë se 100 persona. Sipas forcave të rendit, vetëm për fat të mirë nuk pati viktima.

Hetimi përcaktoi se veprimet e Doyle ishin jashtëzakonisht të rrezikshme dhe agresive. Dosjet e çështjes përfshijnë pamje video të drejtimit të tij përpara se të mbërrinte në Water Street, audio të kamerave të makinës dhe skena nga arrestimi i tij.

Related Articles

Back to top button