Genoa arrin fitore të madhe te Udinese

Ndeshja e parafundit e xhiros së 14-të, në Serie A, Udinese-Genoa u mbyll me fitoren e mysafirëve 1-2.

Të dyja skuadrat vinin pas fitoreve respektive në xhiron e kaluar, andaj kishin motiv shtesë për të marrë maksimumin sërish.

Udinese luajti më mirë gjatë pjesës më të madhe të ndeshjes, por gabimet e lojtarëve sidomos afër zonës, po e penalizojnë ekipin.

Kështu ndodhi edhe këtë herë, kur Karlström gaboi dhe Colombo e nxorri penalltinë e kthyer në gol nga Ruslan Malinovskyi.

Megjithatë, Udinese që në pjesën e dytë luajti në fushën e Genoas, arriti të barazonte rezultatin përmes Jakub Piotroëski, por gol i cili ishte vetëm për statistika, sepse mysafirët pas një kundërsulmi, shënuan golin e fitores me anë të anglezit, Norton-Cuffy.

Genoa me këtë fitore largohet nga zona e kuqe, kurse Udinese mbetet në mesin e tabelës.

Pas një jave, të dyja skuadrat do të luajnë në shtëpi, por do të përballen me favoriten për titull, kundër Napolin në Friuli dhe Interit në Ferraris.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button