Dy raste të hetimit të vdekjes, një në Fushë Kosovë e tjetra në Rahovec

Policia e Kosovës raporton për dy raste të vdekjes në Fushë Kosovë e në fshatin Ratkoc të Rahovecit.
Sipas raportit 24 orësh bëhet e ditur se një grua është gjetur në shtëpinë e saj pa shenja jete, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Rr. Kadri Minushi, Fushë Kosovë 10.12.2025, 16:11. Është raportuar se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.
Ndërsa në rastin e dyta një grua është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
“Fsh. Ratkoc, Rahovec 10.12.2025, 10:30-11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare, është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.






