Driton Selmanaj, njofton aderimin më të fundit, kandidaten e LDK-së për deputete

Kryetari i LDK-së në Prizren, njëheresh kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj ka njoftuar se këtij subjjeti i është bashkuar znj. Jasemin Horosani Bujari!
Jasemin do jetë edhe kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Postimi i plotë i Selmanajt:
Me shumë kënaqësi dhe i rrethuar me miqë të mirë, i uruam mirëseardhje znj. Jasemin Horosani Bujari në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Përvoja, përkushtimi dhe vullneti i saj për të kontribuar janë vlerë e shtuar për ekipin tonë në Prizren.
Zonja Jasemin do jetë edhe kandidate për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Së bashku, do të punojmë për të mirën e Prizrenit dhe Kosovës.






