Driton Selmanaj e mobilizon Degën e LDK-së në Prizren për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren dhe njëherësh kandidat për deputet, Driton Selmanaj, ka zhvilluar sot një takim pune me shtabin zgjedhor në kuadër të përgatitjeve finale për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në mbledhjen e mbajtur me ekipin e shtabit, Selmanaj theksoi rëndësinë e mobilizimit maksimal në ditët e mbetura, koordinimin e strukturave në terren dhe angazhimin e secilit anëtar në procesin zgjedhor. Ai u shpreh se atmosfera brenda LDK-së karakterizohet nga përgjegjësia, serioziteti dhe përkushtimi ndaj qytetarëve.
Sipas Selmanajt, Dega e Prizrenit po dëshmon organizim të lartë, energji dhe gatishmëri për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në ditën e zgjedhjeve. Ai nënvizoi se me ekip të fortë dhe me mbështetjen e qytetarëve, LDK-ja po shkon e motivuar drejt 28 dhjetorit me synim për një rezultat që forcon partinë dhe i hap rrugë një qeverisjeje më të mirë.
“Bashkë, me frymë të re dhe vizion të qartë, e bëjmë ndryshimin. Bashkë për Prizrenin, bashkë për Kosovën, bashkë për LDK-në,” u shpreh Selmanaj./Diaspora24/







