Begaj uron kreun e ri të SPAK-ut: Lufta kundër krimit e korrupsion kërkon guxim e vendosmëri

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar kreun e ri të SPAK, Klodjan Braho, duke e quajtur mission të rëndësishëm për vendim.

Begaj u shpreh se forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon siç u shpreh ai, vendosmëri, integritet dhe guxim.

“Urime Kreut të ri të SPAK, z. Klodjan Braho! Drejtimi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit është përgjegjësi e lartë dhe njëkohësisht një mundësi për të forcuar besimin e qytetarëve te drejtësia”.

“SPAK nën drejtimin e Z. Altin Dumani, ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar kërkon vendosmëri, integritet dhe guxim.  Suksese në këtë mision të rëndësishëm për vendin”, ka shkruar Begaj në X.

Related Articles

Back to top button