Barcelona rinovon kontratën e mbrojtësit deri në vitin 2031

Mbrojtësi i Barcelonës i rritur në akademi, Eric Garcia ka rinovuar zyrtarisht kontratën me klubin deri në vitin 2031.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Barcelona në faqen e saj zyrtare.

“FC Barcelona dhe lojtari i saj Eric Garcia kanë arritur një marrëveshje për zgjatjen e kontratës për edhe 5 sezone të tjera, duke e lidhur mbrojtësin me klubin deri më 30 qershor 2031”, shkruhet në komunikatën e klubit.

Një rinovim i rëndësishëm për klubin katalanas, i cili, sidomos në mbrojtje, po kalon një periudhë mjaft të komplikuar. Me Araujon jashtë për arsye personale, në ndeshjen derbi kundër Atletico Madridit, Hansi Flick vendosi në qendër Cubarsi dhe Gerard Martin. Ndërkohë Eric Garcia mori vendin e De Jong përpara mbrojtjes, në krah të Pedrit.

Jo vetëm mesfushor defensiv, sepse spanjolli i lindur në vitin 2001 dhe i rritur në La Masia, mund të luajë edhe si mbrojtës i djathtë, siç bëri në dy gjysmëfinalet e Champions League 2024/25 kundër Interit, ku madje arriti edhe të shënonte.

Back to top button