Arijon Ibrahimovic prezanton këpucët e reja me flamurin e Kosovës – A do të zgjedhë Kosovën?

Talenti 20-vjeçar Arijon Ibrahimovic ka tërhequr vëmendjen e tifozëve pas prezantimit të këpucëve të reja të futbollit, ku shihet i vendosur flamuri i Kosovës.

Ky veprim ka ngjallur spekulime nëse lojtari i lindur në Gjermani do të zgjedhë të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, duke pasur parasysh se ai deri tani ka luajtur vetëm për Gjermaninë deri te U21.

Sipas burimeve, FFK ka shprehur interesim për Ibrahimovic dhe po monitoron nga afër vendimin e tij, ndërsa lojtari ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar mbi përfaqësimin ndërkombëtar.

Me këtë gjest, shumë tifozë e shohin si një sinjal të mundshëm që Ibrahimovic mund të bashkohet me Kosovën në të ardhmen. 

Related Articles

Back to top button