Ministri në detyrë njofton fillimin e sanimit të gropave në të gjitha rrugët

Ministri në detyrë i Ambientit, Transportit dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është përmbushur premtimi i dhënë një javë më parë për fillimin e sanimit të gropave në rrugët e Kosovës. Sipas tij, punimet tashmë kanë nisur në të gjitha akset rrugore që janë në kompetencë të ministrisë.

Në njoftimin e tij drejtuar qytetarëve, ministri Durmishi thekson:

“Të dashur qytetarë,

Ashtu siç jemi zotuar javën e kaluar, sot kemi filluar sanimin e gropave në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë. Brenda kësaj jave do t’i sanojmë të gjitha gropat në të gjitha akset rrugore. Siguria dhe qarkullimi i lehtë mbeten prioriteti ynë.” Punimet pritet të përfundojnë brenda javës, me qëllim të rritjes së sigurisë dhe lehtësimit të qarkullimit në infrastrukturën rrugore të vendit.

Related Articles

Back to top button