Beqa i drejtohet me një mesazh mërgimtarëve: Zëri juaj ka rëndësi

Kryetari i PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa i është drejtuar me një mesazh mërgimtarëve. Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Roli i diasporës në çdo proces zgjedhor ka qenë vendimtar, prandaj mbështetja dhe pjesëmarrja juaj në këtë proces janë thelbësore për ne dhe për të ardhmen e vendit tonë.
“Diaspora ka qenë gjithmonë mbështetëse e proceseve më të rëndësishme të shtetit tonë, nga çlirimi deri te zhvillimi demokratik. Edhe këtë herë, angazhimi juaj përbën kontribut të çmuar për drejtimin e ardhshëm të Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Beqa.






