Departamenti i Shtetit thotë se SHBA do të pezullojë procedurën e vizave për 75 vende

Administrata Trump po pezullon të gjithë procedurarën e përpunimit të vizave për aplikantët nga 75 vende, tha të mërkurën një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Zëdhënësi nuk dha detaje mbi planin, i cili u raportua për herë të parë nga Fox Neës. Ky medium citoi një shkresë të Departamentit të Shtetit.
Pauza do të fillojë më 21 janar, tha Fox News.
Sipas raportit, Somalia, Rusia, Irani, Afganistani, Brazili, Nigeria, Tailanda janë ndër vendet e prekura.
Shkresa u drejtohet ambasadave amerikane që të refuzojnë vizat sipas ligjit ekzistues, ndërsa departamenti rivlerëson procedurat e tij. Nuk u dha asnjë afat kohor.
Pauza e raportuar vjen mes goditjes së gjerë të imigracionit të ndjekur nga Presidenti republikan i SHBA-së, Donald Trump, që nga marrja e detyrës në janarin e kaluar. Në nëntor, Trump ishte zotuar të “ndalonte përgjithmonë” migracionin nga të gjitha “vendet e botës së tretë” pas një të shtëne pranë Shtëpisë së Bardhë nga një shtetas afgan që vrau një anëtar të Gardës Kombëtare.






