Vëllaznimi mposht Rahovecin 029 në Gjakovë

Véllaznimi arrin fitore të rëndësishme përballë Rahovecit, me rezultatin 77:71, për tu afruar në vetëm 1 pikë me vreshtarët në renditjen tabelare.
Skuadra nga Gjakova me një ndeshje ekipore dhe një mbrojtje të mirë nuk e lejoj Rahovecin të dalë në epërsi asnjëherë përgjatë 40 minutave lojë.
Kjo ishte fitorja e katërt, ndërsa kanë 8 humbje, kurse Rahoveci pëson humbjen e shtatë dhe mbetet me 5 fitore në pozitën e pestë në tabelë.
Më i miri në këtë ndeshje ishte Hellems me 18 pikë, 6 kërcime, 3 asiste dhe 4 topa të vjedhur.






