Kryeministri çek: BE-ja fillimisht ta fusë Ballkanin në Schengen e më pas të trajtojë zgjerimin

Kryeministrit i Republikës Çeke, Andrej Babish, ka thënë se negociatat për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor po zgjasin në mënyrë të panevojshme.

Ai ua tha këtë gazetarëve para nisjes për në Bruksel, ku sonte do të marrë pjesë në një samit të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tij, do të ishte më mirë që këto vende të anëtarësoheshin fillimisht në zonën Schengen, raporton “europeannewsroom”, transmeton Klankosova.tv.

“Gjithmonë kam mbajtur qëndrimin se është e nevojshme që këto vende të përfshihen fillimisht në zonën Schengen. Është çështje sigurie, që të mbrojmë Evropën në kufirin e jashtëm, dhe vetëm më pas të negociohet hyrja në Bashkimin Evropian”, tha Babish. Sipas tij, bisedimet e anëtarësimit po zgjasin “tmerrësisht shumë”. “Ndonjëherë kam ndjesinë se në ato katër vjet nuk ka ndryshuar asgjë”, mendon Babish, i cili u rikthye në postin e kryeministrit javën e kaluar pas katër vitesh.

Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia synojnë anëtarësimin në union.

Babish do të marrë pjesë të enjten në samitin e tij të parë të Bashkimit Evropian që nga emërimi si kryeministër. Ai e konsideron temën kryesore të samitit të së enjtes të 27 negociatat për financimin e Ukrainës.

Sipas Babishit, Bashkimi Evropian duhet të sigurojë fonde për Ukrainën si më parë, pra përmes një kredie në tregjet financiare. Opsioni i dytë që do të shqyrtojnë liderët evropianë është një kredi për reparacione e garantuar nga asetet e ngrira ruse. Megjithatë, Babish do të preferonte që këto të përdoren për reparacione pas përfundimit të luftës.

“Është e qartë se Rusia duhet të paguajë reparacione, është e qartë se Rusia e sulmoi Ukrainën dhe do të duhet të paguajë për dëmet”, tha ai para nisjes së sotme për në Bruksel. 

Related Articles

Back to top button