Selmanaj “godet” Vetëvendosjen, LDK është zgjidhja e vetme

Drilon Selmanaj, kryetar i degës së LDK-së në Prizren dhe kandidat për deputet, ka kritikuar qasjen e qeverisjes së Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes gjatë pesë viteve të fundit.

“Qasja politike e ndjekur nga Albin Kurti dhe Vetëvendosja ka shndërruar kokëfortësinë në metodë qeverisjeje dhe moslëvizjen në ideologji. Çdo reflektim trajtohet si dobësi, çdo dialog si tradhti, dhe çdo mendim ndryshe si kërcënim. Kjo ka mbyllur vendin ndaj mendimit kritik dhe ka mbajtur Kosovën peng të krizave të vazhdueshme,” tha Selmanaj.

Ai theksoi se shtetet serioze nuk qeverisen me frikën për të “lëshuar pe”, por me përgjegjësinë për ta bërë këtë kur arsyeja, interesi publik dhe siguria e vendit e kërkojnë.

“Pas pesë vitesh të kësaj qeverisjeje, Kosova po paguan çmimin e izolimit politik, të marrëdhënieve të dëmtuara me aleatët strategjikë dhe të një arrogance shtetërore që nuk prodhon as zhvillim ekonomik, as stabilitet institucional. Është koha për maturi, stabilitet dhe vizion europian. Është koha për shpresë reale. LDK është zgjidhja e vetme,” tha Selmanaj./Diaspora24/

Artikuj të ngjashëm

Back to top button