Strukturat e PDK në Gjakovë të mobilizuara për Bedri Hamzën kryeministër, njofton Beqa

Kryetari i PDK-së në Gjakovë dhe kandidat për deputet, Hajdar Beqa, ka deklaruar se nga Beci i Gjakovës është dhënë zotimi për fitore të madhe të Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Beqa ka theksuar se me besim, unitet dhe përkushtim, strukturat dhe mbështetësit e PDK-së po përkrahin fuqishëm vizionin dhe programin e partisë për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë.
Ai ka vlerësuar kandidatin për kryeministër të PDK-së, Bedri Hamza, duke theksuar se ai përfaqëson seriozitetin, përvojën dhe përgjegjësinë e nevojshme për ta udhëhequr vendin. Sipas Beqës, Hamza garanton stabilitet institucional, zhvillim ekonomik dhe shpresë për të ardhmen e qytetarëve të Kosovës./Diaspora24/






