Dukagjini, në “pole position” për të marrë përkohësisht kreun e Superligës

Skuadrat e Albi Mall Superligës do të provojnë forcat këtë fundjavë, ku na presin përballje shumë interesante.

Të shtunën janë në program dy takime, të dyja me fillim nga ora 13:00. Prishtina e Re do të përballet me Dukagjinin, ndeshje që do të transmetohet drejtpërdrejt në Sport 1, ndërsa në të njëjtën orë Drenica do të luajë ndaj Ferizajt, me transmetim në Sport 2 në platformën Artmotion.

Në rast të fitores së Dukagjinit, skuadra do të dalë në krye të tabelës me 30 pikë, 1 më shumë se Ballkani që aktualisht ka këtë pozitë.

Ndërsa të dielën na pret derbi më i zjarrtë lokal i futbollit kosovar, ai mes Dritës dhe Gjilanit.

Kjo sfidë do të transmetohet në Sport 2, ndërsa në po të njëjtën orë luajnë edhe dyshja Ballkani-Prishtina, që luftojnë për kreun e tabelës. Ky ballafaqim transmetohet në Sport 3.

Skuadra nga kryeqyteti e nisi mirë sezonin, por që tani ka 5 ndeshje radhazi pa fitore (3 humbje e dy barazime).

Takimi i fundit i kësaj xhiroje është ai mes Llapit dhe Malishevës, i cili do të transmetohet në Sport 4, po nga ora 13:00.

Të gjitha ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në platformën ArtMotion, duke u ofruar tifozëve mundësinë t’i ndjekin përballjet vendimtare të kampionatit nga ekranet e tyre.

Related Articles

Back to top button