Katër kandidatët garojnë për Topin e Artë 2025 në mbrëmjen Gala të FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më 15 dhjetor mbrëmjen Gala, ku një nga çmimet më prestigjioze do të jetë “Topi i Artë 2025” për kategorinë e meshkujve.
Këtë vit, gara pritet të jetë jashtëzakonisht e fortë, pasi trofeu do të diskutohet mes katër futbollistëve të nominuar, të cilët kanë pasur një sezon të shkëlqyer.
Në listën e kandidatëve është Baton Zabërgja, ish-sulmuesi i Dinamo City, i njohur për numrin e madh të golave të shënuar me klubin kryeqytetas.
Për trofeun garon edhe Bekim Balaj, sulmuesi i Vllaznisë dhe njëkohësisht fituesi në fuqi i “Topit të Artë”. Performancat e tij të vazhdueshme e kanë mbajtur sërish në qendër të vëmendjes.
Emri tjetër është Dejvi Bregu, një nga lojtarët kryesorë të Dinamo City-t, i cili ka qenë vendimtar me golat dhe asistimet e tij gjatë sezonit.
Lista plotësohet nga Mario Dajsinani, portieri i Egnatias, i cili ka bërë paraqitje mbresëlënëse, duke u kthyer në një ndër portierët më të vlerësuar në kampionat.
Ceremonia Gala pritet të tërheqë vëmendjen e gjithë komunitetit të futbollit shqiptar, ndërsa gara për “Topin e Artë 2025” është më e hapura e viteve të fundit.





