“Mos e dërgoni fëmijën në shkollë nëse nuk dëshiron të shkojë… është e dëmshme për shëndetin e tij mendor”

Detyrimi i fëmijëve për të shkuar në shkollë po i çon ata drejt një “djegieje të rëndë emocionale”, gjë që mund të ketë pasoja afatgjata për shëndetin e tyre mendor, paralajmëron një trajnere prindërimi.
Abi Clarke, 34 vjeçe, beson se edhe fëmijët e ciklit fillor, madje që në moshën pesë vjeç, duhet të kenë të drejtën e një “dite pushimi për shëndetin mendor”, dhe se prindërit duhet t’i marrin seriozisht rastet kur fëmija nuk dëshiron të shkojë në mësim.
Sipas saj, simptomat e “djegies” tek fëmijët mund të shfaqen si tepër bindshmëri, apati, humbje interesi për hobi, vonesë në gjumë, shmangie të mëngjesit apo shpërthime nervore.
Ajo thotë:
“Si shoqëri, ne u bëjmë fëmijëve gjëra që s’do t’ia bënim kurrë një miku të ngushtë apo gjyshes. Por sepse janë të vegjël, ne mendojmë se është normale t’i detyrojmë — si p.sh. t’i shtyjmë të shkojnë në shkollë. Harronim që ata janë qenie njerëzore me mendime dhe ndjenja.”
Clarke shton se, nëse një fëmijë do ishte aq i mërzitur sa të mos donte të kthehej në shtëpi nga shkolla, do kishte alarm për sigurinë e tij. Por nëse një fëmijë qan ngaqë nuk do të shkojë në shkollë, shpesh kjo etiketohet thjesht si “sjellje e keqe”.






