2025-ta vit i Donnarummas, FIFA ia jep çmimin e portierit më të mirë

Ky vit ka qenë i portieri italian, Gianluigi Donnarumma.
Ai kaloi një supersezon, ku fitoi “tripletën” me Paris Saint Germain.
Pas çmimit “Lev Yashin”, Donnarumma mori çmimin e portierit më të mirë edhe të FIFA-së, trofeun “The Best”.
26 vjeçari, la pas portierët si Alisson Becker, Thibaut Courtois, Emiliano Martinez, Manuel Neuer, David Raya, Yann Sommer dhe Wojciech Szczesny në votimin për çmimin e këtij viti.







